Oscar 2020, triumfon “Parasite”

February 10, 2020

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve Oskar  ka shpallur fitues filmin ‘Parasite, ‘një prodhim i koreano-jugorit Bong Joon-ho, që ishte vlerësuar më parë edhe me Palmën e Artë në Canne. Filmi ka fituar statujën e filmit më të mirë të huaj dhe regjinë më të mirë.

Kjo është hera e parë që një film jo në anglisht ka fituar statujën më të rëndësishme të Hollywood-it, në 92 vite histori të çmimeve të dorëzuar nga Akademia e Filmit. Aktorët më të mirë protagonistë janë zgjedhur Joaquin Phoenix dhe Renee Zellweger, ndërsa aktorët më të mirë jo protagonist, Brad Pitt dhe Laura Dern.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background