Olti Curri  i nxjerr të palarat Gjikos…

October 10, 2018

Gjiko para disa muajsh nxorri në treg produksionin e tij më të ri  në bashkëpunim me Skerdin, të titulluar “Si Bugatti”. Shumë titull origjinal, ëndrra e një femre të krahasohet me një makinë. Nejse, ç’rëndësi ka për aq kohë sa është e shtrenjtë.

Kënga u dëgjua masivisht, dhe u pëlqye nga publiku, më tepër për koreografinë interesante qe shoqëron refrenin e këngës. Koreografia u bë virale, dhe Olti Currit i bëri shumë përshtypje.

Në disa postime në Instastory-n e tij, a ndan me ne të vërtetën e “Si Buggati”-t. “E kërcen edhe vete shkelqesia e tij Monsinjor Ledri Vula!” – shpreh Olti me ironi.

Më tej na tregon një familje të huaj, që ka bërë një video duke kërcyer në të njëjtën mënyrë por më këngë tjetër në sfond.

Në fund ndan me publikun, koregrafinë origjinale të këngës origjinale. Këngëtari amerikan Plies ka realizuar koreografinë, në videoklipin e këngës “Rock” të 2017-tës, ndërsa Gjiko e publikoi këngën e tij në verë të 2018.

Më poshtë keni dhe videon që të siguroheni se Olti nuk gënjen.

 

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background