Ofendoi komunitetin LGBTQI; Kevin Hart nuk do të jetë pjesë e Oscars 2019!

December 7, 2018

Lajmi se komediani Kevin Hart do të ishtë prezantuesi i mbrëmjes së çmimeve prestigjoze Oscars 2019 bëri bujë, dhe në fillim u prit shumë mirë nga publiku dhe fansat. Por entuziasmi i Hart nuk zgjati shumë pasi mbrëmjen e djeshme ai dha dorëheqjen pas disa komplikacioneve në lidhje me koente homofobike që ai ka bërë në 2009-tën.

Disa postime të vjetra në Twitter të Hart, shkaktuan shumë diskutime, dhe komediani humbi shumë nga fama dhe reputacioni i tji. Ofendim i madh për komunitetin LGBTQI, të cilëve u kërkoi falje në kohën kur publikoi dhe statuset. Në disa prej tyre ai shprehej:

“Nëse djali im vjen në shtëpi dhe përpiqet të luajë me shtëpinë e kukullave të vajzës time do ja thyej në kokë dhe të them me zërin tim: Stop, kjo është shumë gay.”

“Pse ka @wayne215 kaq shumë fotot të miat në telefon? Je ndonjë tip gay që i bën foto të burrave me ngjyrë gjithë ditën?”

Ndërkohë në një intervistë në vitin 2011 ai u shpreh se frika e tij më e madhe është që djali i tij ti rrëfente një ditë se ishte gay. Edhe pse këto komente janë të bëra vite më parë, aktivistët dhe mbështetësit e komunitetit i kanë gjetur dhe i kanë shpërndarë duke shkaktuar një reagim të madh në rrjetet sociale.

Nisur nga kjo, Akademia e çmimeve Oscars i bëri të ditur Hart, se nëse donte të ishte prezantuese, duhet të kërkontë falje publike drejtuar komunitetit LGBTQI. Fillimisht komediani refuzoi të kërkonte falje, me idenë se kjo histori po zgjatej më shumë se ç’duhet. Por më vonë në mbrëmjen e ditës së djeshme, nëpërmjet Twitter ai bëri të ditur lajmin se nuk do të moderoj natën e çmimeve dhe se kërkon falje kujtdo që ka ofenduar.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background