‘No Time To Die’ e Billie Eilish vazhdon të shënojë suksese

February 24, 2020

“No Time To Die” e Billie Eilish është e dyta në historinë e kolonave zanore të franshizës “James Bond”, që arrin klasifikimet kryesore në renditjet britanike. Sam Smith, në vitin 2015 mban suksesin tjetër të agjentit “007”, kur “Writing’s On The Wall” nga filmi “Spectre” arriti majat. Eilish, që mbushi 18 vjeç në dhjetor, është ndërkohë artistja më e re që ka regjistruar ndonjëherë një kolonë zanore për serinë e filmave të agjentit Bond.

Kënga “No Time To Die” ka momentalisht më shumë se 10.6 milionë shikime dhe është shitur në mbi 90 mijë kopje. Kjo e bën atë këngën më të dëgjuar të vitit dhe po ashtu këngën e serisë Bond më të shitur në javët e para të debutimit. Episodi final i Daniel Kreigut në petkat e agjentit britanik më të famshëm sekret do të dalë në kinematë botërore në muajin prill


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background