Në prag të gjykimit për sulme seksuale, Harvey Winstein përballet me 4 akuza të reja

Written by on January 8, 2020

Prokurorët e Los Angelesit kanë ngritur katër akuza të reja për krime seksuale kundër Harvey Ëeinstein.Disa orë pasi manjati i filmit, mbërriti në një sallë gjyqi në Manhattan të hënën (6 janar), prokurorja në qarkun e Los Angeles, Jackie Lacey, mbajti një konferencë për shtyp në Kaliforni për të njoftuar se Ëeinstein po përballet me akuza kriminale për përdhunim, marrëdhënie të detyrueshme orale, penetrim të dhunshëm seksual, dhe sulm seksual me forcë. Akuzat kanë të bëjnë me dy incidente të ndara në vitin 2013, kur dyshohet se ai e dhunoi një femër dhe e sulmoi seksualisht një tjetër. Ëeinstein, dikur njëri nga producentët më të fuqishëm të Hollyëoodit, përballet me pesë akuza në total dhe mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Akuzat kundër tij janë ngritur në maj të vitit 2018, Ëeinstein është liruar muajin pasues pasi ka paguar një kusht prej 1 milion dollarësh. Përzgjedhja e jurisë që do ta gjykojë Ëeinsteinin nisi të hënën, ndërsa gjykimi i drejtpërdrejtë pritet të fillojë pas rreth dy javësh.


Current track

Title

Artist

Background