Në Paraguaj me pasaportë false, arrestohet Ronaldinho
March 5, 2020
Ish-futbollisti i Barcelonës, Ronaldinho pushtoi titujt e parë të mediave mëngjesin e sotëm. Legjenda braziliane e futbollit u arrestua pasi kishte udhëtuar nëpërmjet aeroportit të Paraguajit me një pasaportë false.
Ylli i futbollit u ndalua nga autoritetet vendase në resortin ku po qëndronte së bashku me vëllain e tij, ku gjendej për një projekt zhvillimi për fëmijë. Pasaporta origjinale i është sekuestruar disa kohë më parë Ronaldinhos për mospagesë të një gjobe financiare.