Në kohë virusi, Fero dhe Noizy i hedhin kunja njeri-tjetrit!

Written by on April 11, 2020

Ndërkohë që bota është pushtuar nga Covid-19, mes reperit Fero dhe Noizy ka pasur një përplasje virtuale ditët e fundit. Gjithëka nisi nga Feron dhe kënga e tij “1 e keni”, një “diss” ndaj Noizyt, në gjuhën popullore një kunjë.

Në një pjesë të këngës, ai thotë: “M’shtinet apet tash s’ko mu nal haha/Qysh ti reper ke bo muzik me motrat Mustafa”, e cila bëhet fjalë për bashkëpunimin e Noizyt dhe Motrat Mustafa, “Për flamur”.

Më pas Fero bëri një postim në Instagram:

“Fansa, dua t’ju lajmëroj diçka. Ju lutem mos disrespektoni motrat Mustafa, në asnjë mënyrë diss-i nuk është për ato, ju e dini për kë është. U kërkoj falje motrave Mustafa edhe kam respekt për ju.”- tha Fero.



Noizy postoi një foto nga tualeti duke shkruar se “s’ja vlen të harxhoj kohën me ty”.

Bravo çuna!


Current track

Title

Artist

Background