Nata kur Sylvester Stallone dhe Richard Gere do të ziheshin me grushte për Lady Dianën

October 7, 2019

Në autobiografinë e tij, Elton John zbulon disa episode interesante të papërmendura më parë. Mes tyre edhe ai  kur gjatë një mbrëmjeje bamirësie në të cilat princesha Diana nuk mungonte kurrë, yjet e Hollivudit, Richard Gere dhe Silvester Stallone u vunë në garë për t’i rënë në sy Dianës, madje edhe u konfliktuan mes tyre. “Gjatë një mbrëmjeje bamirësie të organizuar nga unë kisha ftuar Dianën dhe disa personazhe të njohura, mes tyre edhe Richard Gere dhe Sylvester Stallone. Menjëherë, Richard Gere dhe Diana nisën të merreshin vesh mirë me njëri-tjetrin.

Ndërsa ne të tjerët ishin përfshirë në biseda, nuk mund të mos vëreja një atmosferë të çuditshme në dhomë. Duke gjykuar nga pamja e jashtme, dukej  se miqësia e Dianës dhe Richard Gere, nuk po shkonte aspak mirë në sytë e Sylvester Stallone. Pas pak aktorët u gjetën të dy në korridor duke u zënë me njëri-tjetrin; me sa duket për të zgjidhur çështjen e tyre mbi Dianën ata kishin zgjedhur të bënin luftë me grushte”, rrëfen këngëtari britanik.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background