Naomi Campbell “bezdiset” nga i dashuri 23 vjet më i ri; e ndan pak ditë para “Coachella 2019″…

April 15, 2019

Naomi Campbell i ka dhënë fund romances së saj të shumëpërfolur me  yllin e “One Direction”, Liam Payne.

Pas 4 muajsh lidhjeje, thuhet se supermodelja 48-vjeçare është mërzitur nga 25-vjeçari, dhe vendosi t’i lërë gjërat të shkojnë drejt fundit.

Megjithatë, Naomi dhe Liam do të “qëndrojnë miq” pasi, sipas një burimi pranë dyshes mes tyre nuk ka ndjenja të forta.

“Liam dhe Naomi argëtoheshin së bashku dhe ia kalonin mirë me njëri-tjetrin por thjesht nuk ishte e shkruar”.Ata do të qëndrojnë miq, nuk ka ndjenja të forta nga asnjëri prej tyre”.- është shprehur një burim për “The Mirror”

Supermodelja angleze është përfolur për lidhjen me këngëtarin 23 vite më të vogël, që prej momentit kur ai i la një koment në Instagram ku e komplimentonte.

Më vonë u tha se Naomi ka flirtuar edhe me Drake ndërsa ishte në festën vjetore të Oscar, të organizuar nga Jay Z dhe Beyonce në Chateau Marmont në Los Anxheles muajin e kaluar.

Megjithatë Naomi nuk ka pranuar asnjë nga këto thashetheme dhe gjithçka e ka mohuar.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background