Monica Belluci nuk njeh moshë/ Ikona e bukurisë mahnit në kopertinën e kësaj reviste…

August 12, 2019

Atë do ta shohim së shpejti në tre filma të rinj, por ndërkohë Monica Belluci tregon ‘bukurinë e saj për revistën ‘Madame Figaro’. Artistja e famshme italiane ka treguar format e saj me kostum plazhi në fotot e realizuara nga Thiemo Sander.

Artistja shfaqet e mrekullueshme dhe në super formë në moshën 55 vjeçare. Buzë një pishine me një look transparent Monica shfaqet seksi dhe shumë e bukur dhe për revistën ajo thotë. ’Kur një histori mbaron nuk do të thotë që nuk dashuron më. Do të thotë që nuk mund të vazhdosh më përpara’, tregon ajo.

Martesa me Vincent Cassel është arkivuar tashmë dhe historia me të dashurin e ri Nicolas Lefebvre ka mbaruar. Ndër të tjera Belluci është përqendruar në punën e saj. Artistja do të jetë protagoniste në tre filma, në filmin horror “Nekrotronic”, në “Spider in the Web” dhe “Les plus belles années d’une vie” që është prezantuar në Cannes jashtë konkursit.

foto galeri
Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background