Modelja Adriana Lima tashmë në krahët e një mashkulli të ri

July 9, 2019

Adriana Lima është një nga supermodelet më të famshme në të gjithë botën, e cila ka qenë një ëngjëll i “Victoria Secret” për shumë vite me rradhë, duke na surprizuar me format trupore dhe veshjet e saj në pasarelat e famshme në mbarë botën.

Kanë kaluar 6 muaj pas ndarjes së saj të bujshme me aktorin e njohur turk, Metin Hara, dhe me sa duket ajo ka rigjetur dashurinë e saj të vërtetë i cili quhet Emir Uyar.

Çifti janë fotografuar nga paparacët teksa kanë qenë duke kaluar disa pushime në ishujt e greqisë. Sipas disa burimeve, thuhet se këtë romancë e kanë nisur në fshehtësi para disa muajsh, ku me sa shihet ata kanë vendosur që të mos fshihen më por ta bëjnë publike lidhjen e tyre.

I dashuri i saj i ri, Emir Uyar, nuk është aspak një emeër i pa dëgjuar në botën e biznesmenëve dhe të famshëmve, për arsye sepse ai ka në pronësi një rrjet hotelesh luksoze dhe po ashtu merret me organizimet e disa mbrëmjeve ku marrin pjesë emra të njohur të showbiz-t botëror.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background