Mimoza Shkodra me të bardha, Adrian Gaxha me kostum dhëndri… Po këta të dy kur u martuan?!

December 13, 2018

Kanë dalë filmime të dasmës së supozuar mes Mimoza Shkodrës dhe Adrian Gaxhajt. Në një ceremoni të vërtetë dasme, që nga hyrjet dorë për dore në lokal e deri te urimet e miqve e kolegëvë nëpër rrjete sociale, gjithë sytë mbrëmjen e kaluar ishin te Mimoza dhe Adrian që rrinin si dy pëllumba të dashuruar.

Foto të “çiftit të ri” po qarkullojnë nëpër internet, po këngëtari Gena, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në ceremony, vendosi tu uroj trashëgime publikisht në InstaStory dy miqvë të tij.

“I martuam dhe Mimoza Shkodrën dhe Adrian Gaxhën. Të na trashëgohet çifti”- shkruan ai në profilin e tij personal në Instagram.

Mos u trembni kaq shpejt, se pavarësisht realizimit të shkëlqyer, dasma nuk është e vërtetë. Le që Mimoza sa u nda nga Seldi, kur e njohu e kur u dashurua kaq shpejt me Adrianin?!

E vërteta është që bëhet fjalë për një dasmë të të sajuar, si pjesë e programit të fundvitit nga Labinot Gashi “Op Labi Party”. Këtyre të dyve u ra të bënin rolin e burrit dhe gruas. Festa e organizuar nga moderatori i  njohur  është një program maratonë i përvitshëm i cili mbledh emra të njohur të muzikës shqiptare për të festuar sëbashku festat e fundvitit.

 

View this post on Instagram

 

Urime Martesen @mimozashkodra @adriangaxha 🤣 #gezuar2019

A post shared by Gezuar 2019 (@gezuar2019) on


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background