Metallica bën bamirësi për shoqatën në mbrojtje të fëmijëve…

August 16, 2019

Grupi emblematik amerikan i heavy metal “Metallica” ka dhuruar 250 000 për një shoqatë që po ndërton në Bukuresht spitalin e parë onkologjik për fëmijët e Rumanisë, bëri të ditur sot grupi.

“Ky është një gjest për të cilin as nuk kishim guxuar të endërrojmë”, deklaroi Carmen Uscatu, një prej dy themelueseve të shoqatës rumune Daruieste Viata (Jep jetë).

“Qëllimi ynë është të japim pak gëzim për fëmijët e sëmurë, ashtu si grupi “Metallica” bën të lumtur fansat e tij në mbarë botën”, shtoi ajo pas koncertit të grupit në Bukuresht.

“Etapa jonë e fundit e turneut europian fillon me një donacion shumë special”, theksoi Metallica në një komunikatë të shoqatës bamirëse “All Within My Hands”, themeluar nga grupi.

Të prekur nga fati i fëmijëve të sëmurë, në një vend ku përqindja e të mbijetuarve nga kanceri është më e ulta në Europë dhe ku vdekshmëria e fëmijëve është dy herë më e lartë se mesatarja europiane, Carmen Uscatu dhe Oana Gheorghiu, themeluesja tjetër e OJQ-së, bëri thirrje në fund të vitit 2017 për donacione, për të ndërtuar një spital onkologjik.

Më pak se dy vjet më vonë, skeleti i ndërtesës prej gjashtë katesh është gati ndërkohë që 10 milionë euro nga donacionet private janë mbledhur.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background