Gerta Heta / Director

Gerta Hetën e kemi njohur nga zëri që në fillim të vitit 1998, vit i cili përkon edhe me fillimet e Top Albania Radios. Më ekzaktësisht Gerta është zëri i parë i kësaj radio, tashmë më e dëgjuara në trojet Shqiptare. Drejtoi për tre vjet emisionin “Një këngë për ty”, krahas edhe klasifikimeve të ndryshme dhe më pas zgjodhi SHBA për një kurs regjie televizive.

Nuk kalon shumë dhe Gerta gjendet përsëri pranë mikrofonit të radios, kësaj rradhe të një radioje Amerikane: 96.1- Kiss FM nga e cila shkëputet pas 2 vitesh për tu rikthyer në atdhe. Aty e pret një tjetër karrierë; ajo muzikore dhe televizive.

Nga 2003 -2007 Gerta merr pjesë në disa kompeticione muzikore e publikon disa hite ndër të cilat “My love”, ” Vetëm”, “Më ngjan sikur” etj. Drejton “Kafazi i Artë” e “Zahire” në News24 dhe në 2009 nis punën për të ndërtuar Kiss Fm, e cila pas 3 vitesh ndryshon format e emër, por Gerta vazhdon të jetë pjesë drejtuese deri ne shtator 2017, kur i propozohet të ndërtojë një tjetër Kiss FM, tashmë në frekuencën 98.5 MhZ.

Duhet se Kiss Fm është fati i Gertës që e ndjek nga pas prej vitesh.



Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background