Meghan Markle tregon se e paralajmëruan të mos martohej me Harry-n

Written by on October 21, 2019

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, zbuloi se para martesës me Princ Harry-n, miqtë e paralajmëruan se tabloidet britanike do t’i shkatërronin jetën. Në një intervistë së fundmi ajo tha se vitin e shkuar s’e kishte patur aspak të lehtë dhe se s’e dinte ç’e priste.

“Kur u njoha me bashkëshortin tim, miqtë e mi ishin shumë të lumtur, sepse isha unë e lumtur. Por miqtë britanikë më thanë: “Jemi të bindur që është njeri shumë i mirë. Por mos u marto me të sepse tabloidet britanike do të të shkatërrojnë jetën,” i tha ajo intervistuesit, Tom Bradby, gjatë intervistës që u transmetua të dielën.

Meghan u mbush me lotë teksa fliste për trysninë që ndjeu, sidomos pas lindjes së djalit. Për të gjitha këto arsye Princi Harry ka hedhur në gjyq ‘The Sun’ dhe ‘The Daily Mirror’ me pretendimin se i kanë hackuar telefonin, ndërsa çifti po shqyrton mundësinë e shpërnguljes në Los Angeles ose Afrikë për një jetë sa më të qetë duke hequr dorë edhe nga privilegjet mbretërore.  


Current track

Title

Artist

Background