Meghan Markle i rikthehet pasionit të vjetër, nënshkruan kontratën me Disney-n

March 27, 2020

Meghan Markle do të bëjë narracionin në ‘Elephant’, një dokumentar të Disney për elefantin, si punë të saj të parë pas largimit nga familja mbretërore.

Kjo vjen pasi Princi Harry kishte treguar interesimin e Meghan për t’u përfshirë në një projekt të Disney-t, në premierën e Lion King në Londër, korrikun e kaluar, kur çifti ishin akoma në postet mbretërore. Filmi i ri Disney do të ndjekë një familje elefantësh dhe udhëtimin e tyre nëpër shkretëtirën e Kalaharit në Afrikë. Fitimet nga filmi, Meghan do t’i dhurojë për një organizatë bamirëse të jetës së egër.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background