Maluma heq dorë nga flokët e gjata për këtë kauzë të mirë…

February 7, 2019

Ylli latin Maluma, përveçse një këngëtar i njohur botërisht, është kthyer dhe në ikonë mode për shkak të pamjes dhe stilit të tij.

Dihet se këngëtari ka pikë të dobët flokët, të cilët për muaj me rradhë i ka mbajtur ngjyrë të verdhë dhe të gjatë. Megjithatë, në një vizitë të papritur ditën e hënë në Institutin e Kancerit në Miami, të cilën e dokumentoi edhe me një video të publikuar në profilin e tij në Instagram, ai vendosi t’i priste flokët.

“Sot është Dita Botërore e Kancerit dhe kam pasur rastin të vizitoj një spital me pacientë shumë të veçantë,” shprehet Maluma në videon e postuar.

Në video, shfaqet i ulur në një karrige ndërsa pacientët e vegjël presin me gërshërë flokët e gjata të Maluma-s.

Këngëtari në video tregon empatinë qe e karakterizon, duke shprehur se i kupton vështirësitë e kimioterapisë, dhe dëshironte që fëmijët në spital të dinin se ai ishte me ta në këtë rrugëtim.

“Është e pamundur të vendosësh veten në vend të  këtyre të vegjëlve, por për ato buzëqeshje njeriu bën çdo gjë. Faleminderit, zotërinj të vegjël që na keni mësuar aq shumë dhe me siguri herë tjetër që nuk do të kërkoj për një parukier, do të kthehesha një dhe një mijë herë atje ku ju.” -shkruan këngëtari në mbishkrimin që shoqëron videon e publikuar.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background