Madonna në Eurovision Song Contest 2019?!

February 4, 2019

Vendi ku do të organizohen netët e Eurovizionit për vitin 2019 do të jetë Tel Avivi në Izrael. Producentët izraelitë janë duke punuar që ta bëjnë kompeticionin e këtij viti vërtet special. Sipas revistët “The Times of Israel”, filantropisti Sylvan Adams ka rënë dakord që të mundësoj fondet, në mënyrë që në natën finale të performojë dhe mbretëresha e muzikës pop, Madonna.

Organizatori i eventit, Dani Ben Aim, ka shprehur: “Mund t’ju konfirmoj se kemi marrë dritën jeshile nga miliarderi Adams dhe shumë shpejt do të takohemi me Madonnën për të diskutuar detajet. Deri tani gjërat duken shumë mire.”

Thuhet se artistja e njohur do të përfitojë më shumë se 1.5 milionë dollar për performancën që do të jap. Për herë të fundit ajo ka performuar në Izrael në verën e viti 2012.

Kujtojmë që këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”, në Maj të këtij viti.

 


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background