Lindsay Lohan e ka kapur fiksimi me ishin e Kylie Jenner!!

November 21, 2018

Lindsay Lohan nuk ka shumë që është ndarë nga i dashuri i saj, miliarderi rus, dhe mesa duket i qenka hapur oreksi përsëri. Preja e rradhës është rreperi Tyga, ish i dashuri i Kylie Jenner.

Më herët këtë javë, ylli i Mean Girls i bëri të ditur Tygës (dhe gjithë Instagramit) se sa i shijshëm i dukej me një koment, i cili na bën të mendojmë se është shumë e uritur.

Pasi ishi i Kylie hodhi një selfie i shtrirë në krevat, LiLo shkruajti “Taste” (shije) me një emoji me duar të ngritura.

Lindsay Lohan tyga instagram

Normalisht mund të ketë bërë një referencë nga hiti i rreperit Taste… por po flasim për Lindsay Lohan këtu. 32 vjeçarja nuk ka kohë të lej komente si një fanse – ajo është shumë e zënë duke drejtuar klube nate.

Kjo grua ka një mission, përveç komenteve në faqen e tij publike, i ka dërguar dhe disa mesazhe pikante në Instadirect.

Një burim tha për HollywoodLife tha se aktorja “ka kohë që e ka fiksim Tyga”. Fatkeqesisht, tërheqja nuk është e dyanshme, siç zbulon burimi:

“Lindsay i ka dërguar disa mesazhe flirtuese Tyga kohët e fundit, por ai nuk duket i tërhequr ndaj saj. E gjithë situata është marrë me sportivitet nga ajo, por gjithmon ka menduar se ai është shumë sexy dhe pëlqen muzikën e tij gjithashtu. I ka qejf reperat dhe kohët e fundit ndihet shumë vetëm.”

 


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background