Lindita Halimi nis mbledhjen e fondeve për viktimat e tërmetit, por në fund heq dorë

November 29, 2019

Si shumë emra të tjerë publikë, edhe Lindita Halimi, mori iniciativën për të mbledhur fonde në ndhmë të të prekurve nga tërmeti. Fushata e saj në GoFundMe quhej “Lindita and friends for Albania,” por tani nuk është më i aksesueshëm dhe këngëtarja shpjegon pse vendosi të hiqte dorë.

“E fshiva. Shumë dramë. Njerëzit po mendojnë se e kam për përfitime personale. Shumë absurde dhe qesharake. Duhet të jesh pa zemër fare të fitosh personalisht në kohë tragjedie. Më vjen keq që edhe pasi kam bërë donacione të ndryshme brenda këtyre dy ditëve, populli im, njerëzit e mi, dyshojnë në qëllimet e mia vetëm se nuk jetoj në Shqipëri,” shkruan Linda, replikë e një komenti që pyet pse s’punon linku i GoFundMe. “Epo mirë. S’kanë nevojë për mua! S’ka problem. Zoti i bekoftë të gjithë.” tha Halimi.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background