Linda Halimi braktis ‘Këngën Magjike’, ja arsyeja…

November 25, 2019

Këngëtarja e njohur për publikun Linda Halimi u rikthye në festivalin “Kënga Magjike”, pas 9 vitesh mungesë.

Ajo la Amerikën për pak kohë dhe solli në këtë festival këngën “Want my love”. Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe Linda goditi me performancën që dhuroi në skenë.

E veshur me gold dhe e shoqëruar nga një trupë baleti, Linda i solli publikut atë që i kishte munguar prej vitesh nga artistja.

Megjithatë ditën e sotme këngëtarja ka hequr dorë nga pjesëmarrja.

Ndonëse ajo ishte shumë entuziaste diçka ka ndodhur dhe këngëtarja ka vendosur të largohet.

Linda ka konfirmuar lajmin për “Iconstyle” dhe ka treguar arsyen përse mori këtë vendim.

Ajo u shpreh se vajza e vogël dhe rruga e largët e kanë detyruar të heqë dorë.

“Rruga e gjatë, kam gocën e vogël. E mora me shumë qejf, por s’mund të vij këtë vit. Rëndësi ka që kënga ime u lançua dhe u kënaqa shumë kur isha javën e kaluar”, shprehet Linda.

Në fund ajo na tregoi se do të rikthehet së shpejti dhe sigurisht që do të ketë surpriza.

Kujtojmë se 9 vite më parë, këngëtarja konkurroi në “Këngën Magjike” me një bashkëpunim me Nora Istrefin dhe reperin Big D.

Ata u përjashtuan nga gara pasi shkuan 30 minuta me vonesë në prova. Gjithashtu, ata u pezulluan me ndalim pjesëmarrjeje për 6 vite në “Këngën Magjike”.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background