Leonardo Di Caprio një hero i vërtetë, shpëton një person që po mbytej prej 11 orësh në ujë

January 10, 2020

Në rolin e Jack, në filmin “Titanic”, ai përfundoi i mbytur në mes të Atlantikut. Por më 30 dhjetor të vitit të kaluar, Leonardo Di Caprio u shndërrua në hero, duke shpëtuar një burrë që kishte rënë nga jahti i tij në ishujt St.Barts.

Di Caprio ishte me pushime me të dashurën 22-vjeçare Camila Morrone. Duke lundruar me varkë, bashkë me disa miq, ata dëgjuan një zë që vinte nga deti. Fatmirësisht ata vazhduan të lundronin drejt zërit duke e kërkuar për 11 orë dhe e shpëtuan personin pak para perëndimit ndërkohë që po afronte stuhia.

Personi i shpëtuar ishte një francez, 24 vjeç, i cili kishte rënë nga një anije turistike. Fatmirësisht ai mundi të mbijetonte falë këmbënguljes së yllit të kinematografisë.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background