Ledri Vula tregon të vërtetën pse anulloi koncertet…

May 6, 2019

Disa ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Ledri Vula hoqi dorë nga koncertet e tij duke shkaktuar edhe habinë dhe dëshpërimin e fansave për këtë vendim të papritur të tij. Por, i  ftuar sot në “E Diell” në Top Channel reperi ka sqaruar më në fund arsyet e këtij vendimi:

“Pa asnjë të keqe, thjesht jam lodhur prej koncerteve, kam pasur brenda një viti 130 të tilla” deklaroi ai. Nuk kam qenë asnjë weekend në shtëpi, edhe gjatë verës, kam qenë 2 muaj rresht nëpër koncerte pa qenë fare në shtëpi, ndaj mora vendimin që të shkëputem dhe të marr veten dhe t`ia kthej të njëjtën energji që po më japin njerëzit si publik kur vijnë për të më parë” – është shprehur Ledri ndër të tjera.

Vula e ka pasur gjithmonë familjen pikët e tij më të dobët dhe mesa duket nevoja për të qenë pranë tyre këto kohë, është më e madhe se kurrë.

Sidoqoftë, reperi dha edhe një lajm të mirë për të gjithë admiruesit e shumtë të tij që mezi i po presin të shohin rikthimin e Ledrit në muzikë.

“Po bëhem gati të kthehem shumë shpejt që t`u kthej fansave të gjithë dashurinë që ata po më japin çdo ditë”- tha ai.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background