Lady Gaga shtatëzanë?! Zbuloni të vërtetën…

March 14, 2019

Prej disa javësh në mediat rozw po qarkullon lajmi se këngëtarja e hitit “Shallow”, Lady Gaga, është shtatzënë për herë të parë. Sipas “Star”, ajo është dëgjuar të tregojë gjatë festës pas ceremonisë së çmimeve “Oscar” se është në pritje të ëmbël mirëpo nuk e ka idenë se kush është i ati.

Teksa të gjithë po aludojnë për shtatzëninë e Gagës, vetë këngëtarja i befasoi të gjithë me një status në “Twitter” ku konfirmonte lajmet e shtatzënisë, por tregoi se është shtatzënë me muzikën, ndërkohë që promovoi albumin e saj të ri.

foto galeri

“Zëra që jam shtatzënë? Po, jam shtatzënë me #LG6”- shkruante Lady Gaga në postim, duke sqaruar njëherë e mirë të gjitha lajmet që qarkullonin për të.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background