Kylie Jenner mbulohet në trëndafila 5 ditë para ditëlindjes…

August 6, 2019

Në datën 10 gusht, Kylie Jenner feston ditëlindjen e saj të 22-të dhe si çdo vit, edhe këtë herë ajo ka nisur përgatitjet.

Mirëpo duket se partneri i saj, reperi Travis Scott, ka vendosur t’i nisë surprizat 5 ditë para. Jenner ka publikuar një video në ‘Instagramin’ e saj, ku ka zbuluar se shtëpia e saj ishte mbuluar me petale lulesh.

Ajo ka treguar dhe shënimin e Travis ku shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen. Sapo kemi filluar. Të dua”. Kylie është emocionuar shumë nga kjo surprizë dhe nuk e ka fshehur aspak habinë e saj. “Shtëpia ime është e mbuluar nga trëndafilat dhe ditëlindja ime nuk ka ardhur ende”, ka shkruar 21-vjeçarja në videon e publikuar.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background