Koronavirusi/ Taylor Swift dhe Ariana Grande ndihmojnë fansat financiarisht

March 27, 2020

Situata aktuale me koronavirusin ka bërë që shumë persona të humbasin vendin e punës për shkak të izolimit dhe pandemisë COVID-19. Kështu , dy nga yjet e muzikës pop, Taylor Swift dhe Ariana Grande, nuk kanë hezituar t’i ndihmojnë fansat e tyre financiarisht, duke marrë parasysh ankesat në rrjetet sociale.

Swift befasoi një nga fanset me një dhurim prej 3000 dollarësh, duke e lënë atë pa fjalë. Ndërkohë, Ariana Grande ka përdorur aplikacionin e transferimit të parave Venmo për të dërguar tek fansat shuma midis 500 dhe 1.000 dollarësh.

Ajo ka ndihmuar më shumë se 20 fansa të mbetur pa punë pasi janë mbyllur të gjitha lokalet në Amerikë.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background