Koronavirusi, Lorik Cana nga shtëpia e tij në Romë mesazh shqiptarëve: Të ruajmë veten dhe njëri -tjetrin!
March 10, 2020
Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme mesazhin e futbollistit Lorik Cana i cili bën apel nga shtëpia e tij në Romë që të bëjmë kujdes me higjienën personale, shmangien e grumbullimeve për të evituar përhapjen masive të koronavirusit.
“Përshëndetje nga shtëpia ime në Romë. Disa gjëra të vogla për secilin prej nesh. Kemi detyrë të respektojnë sidomos pjesën e higjienës, të lajmë duart, të evitojmë grumbullimet, në gjendje gripale të qëndrojmë në shtëpi. Studentët që janë pushim, nuk janë pushim por kanë një mision përgjegjësie”, shprehet Cana.