Koronavirusi/ Bebe Rexha iu ofron fansave të saj ndihmë monetare

Written by on March 18, 2020

Që kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, Bebe Rexha është shumë aktive në Tëitter ku po kontakton me ndjekësit e saj. Këngëtarja ka bërë me dije se një mik i afërt i shokut të saj, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në moshën vetëm 42-vjeçare.

E shqetësuar nga ky lajm, Rexha po vazhdon t’iu bëjë thirrje njerëzve që ta marrin seriozisht rrezikun që COVID19 paraqet.

Madje e prekur nga tregimet e disa fansave të saj të cilët kanë treguar që nuk po iu dalin paratë për t’u kujdesur për veten dhe familjet e tyre, Bebe Rexha e ka treguar edhe një herë shpirtin e saj human, duke u ofruar t’iu dërgojë para.

Ajo madje ka bërë thirrje të Qeveria amerikane që të pezullohen përkohësisht pagesat e hipotekave, qirave dhe shërbimeve të tjera, në mënyrë që populli të ketë mundësi ta kalojë më lehtë periudhën e vetizolimit.


Current track

Title

Artist

Background