Koronavirusi anulon edhe Eurovision 2020

March 19, 2020


Situata e shkaktuar prej koronavirusit ka bërë që të anulohet Festivali Europian i Këngës për këtë vit. Eurovison 2020 i cili ishte parashikuar të mbahej në muajin maj në Roterdam të Holandës, është anuluar dhe njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e eventit muzikor. Mësohet se ekziston mundësia që ky festival të mbahet në vitin 2021. Në edicionin e 64 të Eurovizionit do të merrte pjesë dhe Shqipëria e cila do të përfaqësohej nga këngëtarja Arilena Ara me këngën ‘Shaj’.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background