Koronavirus/ Shërohet aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij
March 17, 2020
Një lajm i mirë vjen nga Hollywoodi. Pas disa ditësh në karantinë çifti i aktorëve Tom Hannks dhe Rita Wilson që rezultuan pozitivë me koronavirus, janë shëruar.

Dy 63-vjeçarët kanë kryer sërish analizat e nevojshme dhe kanë rezultuar negative duke arritur ta mposhtin Koronavirusin, i cili u ka marrë jetën shumë njerëzve.
Ndërkohë e gjithë bota është në ankth dhe numri i të prekurve rritet nga dita në ditë.