Koronavirus – Cristiano Ronaldo jep kontributin e tij, transformon hotelet e tij në spitale
March 16, 2020
Ditë më parë bëri xhiron e rrjetit deklarata e një fizioterapisteje nga Milano, e cila bëri një paralelizëm mes pagave tw mjekëve dhe futbollistëve, duke u shprehur se këta të fundit marrin 1 milion euro në muaj kurse mjekët vetëm 1,300 euro.
“T’ju shërojë Ronaldo” shprehej fizioterapistja, mirëpo në fakt duket se futbollisti po e jep kontributin e tij për këtë situatë epidemie. ylli i Juventus-it do të shndërrojë të gjitha hotelet e tij në spitale të përkohshme, ku do të qëndrojnë dhe mjekohen personat e infektuar me Covid-19.
Për më tepër, askush nuk do të pagujë asgjë dhe do të jetë vetë Ronaldo ai që do t’u japë një rrogë mjekëve që do të punojnë në këto ambiente.