Koncerti i pavarësisë së Kosovë; zbulohet shuma që do të marrin MC Kresha, Dafina e Gjiko…

February 15, 2019

Bashkia e Prishtinës ka lajmëruar se do të realizoj një koncert për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ata kanë bërë të ditur dhe shumën që do të paguhen këngëtarët që do të marrin pjesë në koncert, dhe bëhet fjalë për një shumë relativisht të vogël, duke pasur parasysh se sa paguhen nëpër koncerte private këta këngëtarë.

Deri më tani është bërë me dije se do të përformojnë këngëtarët Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Gjiko, Lumi B, Rina Balaj, Llumi, Fuego dhe DJ Dagzi. Gjithsej shuma shkon në mbi 18 mijë euro.

Ndërkohë, Gazeta inFokus ka siguruar dokumentet që tregojnë se kompania e cila ka fituar tenderin për organizimet e ceremonisë festës së 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të paguhet nga buxheti i shtetit 32,636.50 euro vetëm për këtë koncert.

Gjysma e këtyre parave është parashikuar të shpenzohet për pagesën e këngëtarëve,  të cilët do të performojnë të dielën.

Rreth 2 mijë euro do të paguhet vetëm DJ Dagzi. Ndërkaq, në bazë të dokumentacionit, shihet se zbukurimi, dhe dizajnimi për vendin ku do të mbahet koncerti do të kushtojnë mbi 3 mijë euro. Po aq do të shpenzohen për zërin dhe ngrohje.

Te martën, Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 500 mijë eurosh, shumë e cila nuk u la pa u kritikuar nga tek deputetët e opozitës.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background