Komediania Ellen DeGeneres tregon historinë më të dhimbshme të jetës së saj…

May 30, 2019

Ellen DeGeneres është një nga prezantueset dhe aktoret më të famshme në SHBA. Në një nga episodet e sezonit të dytë të “My Next Guest Needs No Introduction With David Letterman,’ moderatorja foli për herë të parë për një përvojë traumatike nga adoleshenca e saj. Ajo rikujton martesën e nënës së saj Betty DeGeneres me “një njeri të keq” kur Ellen ishte ende adoleshente.

Ellen shpjegon se shkurtimisht së pasi u martua, nëna e saj u diagnostikua me kancer të gjirit dhe hoqi një prej tyre. Ellen thotë se njerku i saj e përdori këtë për ta ngacmuar seksualisht.

“Një ditë, kur mami s’ndodhej në qytet, ai më tha se mamaja ime kishte një gjëndrr në gjoksin e saj dhe se duhej të prekte dhe gjoksin tim për të parë nëse kishte diçka të tillë si ajo” – tregon ajo.

“Ndërsa një ditë tjetër njërku im u përpoq të shqyente derën dhe të hynte më forcë të dhomën time. Unë duke dëgjuar zhurma nga dera u detyrova të arratisesha nga dritarja”- vazhdon më tej.

Gjithashtu aktorja dhe prezantuesja e njohur tregoi se i vjen shumë inat me veten se në atë periudhë ajo ishte e dobët për ta kundërshtuar.

“Më vjen inat me veten sepse isha shumë e dobët që ta kundërshtoja – isha 15 a 16 vjeçe,” pranon Ellen. “Vërtet është një histori e tmerrshme dhe po e tregoj me detaje vetëm që vajzat që po më dëgjojnë të mos lejojnë njeri t’i trajtojnë ashtu.

Ellen shpreson që historia e saj të frymëzojë viktima të tjera të sulmeve seksuale të tregojnë historitë e tyre. “Ne [gratë] ndihemi të pavlera, kemi frikë të përdorim zërat tanë, kemi frikë të themi jo,” thotë ajo. “Prandaj mendoj se është e rëndësishme të flasim për këto gjëra sepse ka shumë vajza që mund t’u ndodhë kjo, s’ka rëndësi sa vjeçe janë. Nuk kam asnjë problem me burrat, thjesht ka shumë burra që s’marrin kurrë atë që meritojnë.”

Ellen tregoi se për vite me radhë për të mos lënduar nënës e saj nuk ka treguar asgjë për ngacmimet e njërkut.

“Duhej të mbroja veten time, por në fakt heshta për vite me radhë. Kur vendosa t’i tregoja të vërtetën ajo nuk më besoi dhe qëndroi edhe 18 vjet të tjera e martuar me të. Më pas e la sepse ai kishte treguar disa versione të ndryshme për atë që më kishte bërë”- përfundon ajo. Episodi i plotë publikohet të premten në Netflix.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background