Kim Kardashian thyen heshtjen mbi veprimet e Kanye West…

October 23, 2018

Kim Kardashian ishte e ftuara e parë e emisionit më të ri amerikan, “The Alec Baldwin Show”. Ajo foli për detajet e martesës së saj me Kanye West dhe theksoi se i është dashur të heqi dorë nga shumë gjëra në mënyrë që ta bëntë këtë martesë të funksiononte.

“Mendoj se të jesh me një burrë si Kanye, të duhet të mësosh të mos jesh dhe aq e pavarur. Unë kam qenë gjithnjë shumë e pavarur dhe punëtore, kisha një axhendë. Kur martohesh dhe ke një bashkëshort me karrierë dhe fëmijë, pavarësia jote… duhet të heqësh dorë prej saj. Duhet të mësoja të isha me një mashkull si Kanye.”- u shpreh Kim.

Kim foli për herë të parë mbi faktin se bashkëshorti Kanye është mbështetës i flaktë i Donald Trump dhe se si ajo ndihet mbi këtë.

“Unë e lë të jetë ai që do të jetë. E lë të ketë mendimet dhe opinionet e tij, edhe nëse janë ndryshe nga të miat. Jam rritur në një familje ku Bruce që ishte njerku im, kishte një bindje politike, dhe babai i im ose mamaja kishin një bindje tjetër, dhe ne thjesht flisnim për këtë dhe ishim të hapur. Është në rregull te kesh këndvështrime të ndryshme. Ka të bëjë thjesht me të pasurit një mendje të hapur. Sigurisht që kemi diskutime- nëse nuk kuptoj diçka, në privatësi flasim për të”- tregoi Kim.

Ngelën gjithë jetën duke e kritikuar Kimin po kjo qenka për tu marrë shembull.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background