Kida do të jetë këngëtarja shoqëruese në koncertin e Malumës
March 6, 2020
Kida do të jetë këngëtarja që do të performojë në koncertin e Maluma-s në Tiranë, dhe është vetë këngëtarja bukuroshe që e ka konfirmuar lajmin. Përmes një postimi në ‘Instagram’, Kida ka treguar se do të jetë prezente më 14 mars në sheshin ‘Nënë Tereza’. Performanca e saj pritet të zgjasë 20 minuta dhe Kida do të këndojë disa nga hitet e saj, që janë të shumta.