Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson bashkë për herë të parë pas skandalit të tradhëtisë…

April 15, 2019

Dje u organizua dhe festa e ditëlindjes së parë të vajzës së Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson, që ishte dhe përballja e parë ish partnerëve, dy muaj pas skandalit të tradhëtisë.

Basketbollisti 28 vjeçar, “u mirëprit” në shtëpinë e Kardashianëve, në mënyrë që të ishte pranë së bijës në ditën e saj të veçantë. Në një sëri postimesh në Instagram, Khloe tregoi momentet kur ishte së bashku me Tristan dhe True, ndërkohë që prisnin dhuratat dhe urimet e njerëzve të pranishëm në festë.

Në krah të Khloe-s gjatë gjithë kohës ishte Kim Kardashian, e cila kujtojmë që e kërcënoi fizikisht Tristan pas skandalit të tradhëtisë dhe si nuk donte ti linte vetëm në asnjë moment.

Ndërkohë motrat e tjera Kardashian/Jenner nuk ishin me familjen në festën e ditëlindjes pasi ndodhen në festivalin amerikan Coachella.

Në videot dhe fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, Tristan duket se është gjatë gjithë kohës duke bërë detyrën si baba dhe duke përkëdhelur e i dhuruar dashuri vajzës, ndërkohë që me Khloe-n nuk ka shumë kontakt.

Për rastin special të përvjetorit të parë të True, shtëpia e Kardashianëve ishte mbuluar e gjitha më ngjyrat rozë, të vërdhë dhe blu. Në të gjithë ndërtesën kishte tollumbace, makineri flluskash, poni, e shumë lojëra. Ndërkohë vajza e Khloe nuk do të marrë asnjë nga dhuratat që ju dhanë për ditëlindje, pasi të gjitha do të dhurohen për spitalin e fëmijëve në Los Angeles.

Kujtojmë që tradhëtia e yllit të basketbollit me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, erdhi një vit pasi ai u akuzua për një tjetër histori të ngjashme. Madje në atë kohë, Khloe ishte në prag të lindjes.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background