Këto janë performancat që “dogjën” skenën e AMAs 2018…

October 10, 2018

MTV American Music Awards u mbajt mbrëmjen e djeshme në “Microsoft Theater”, Los Angeles. Ishte një natë e mbushur me surpriza të bukura, në celebrim të humanizmit dhe muzikës së mirë.

U mbajt një tjetër përkujtimore për Aretha Franklin. 21 pilots i vunë flakën skenës, në kuptimin e parë të fjalës. Ata vunë në zjarr një makinë gjatë performancës së tyre.

Post Malone dhe Ty Dolla Sign, të cilët kënduan hite si “Better Now” apo “Psycho”, u pëlqyen tepër nga fansat. Gjithashtu Cardi B me Bad Bunny dhe J Balvin, që performuan këndën ndoshta më të dëgjuar të kësaj vere, “I like it”

Dua Lipa e dogji mbrëmë, me performancën e miksuar të këngës “ One Kiss” dhe “Electricity”. Kjo vajzë çdo ditë e më shumë po na e mbush mendjen që është një talent i lindur, dhe shumë shpejt do bëhet legjendare.

Performance më e bukur e mbrëmjes ama, ishte kur legjenda e hip hopit Missy Elliot u ngjit në skenë bashkë me Ciara, dhe përkujtuan të gjitha hitet e tyre të viteve 2000.

Si gjithmonë e pranishme në spektakël ishte dhe Jennifer Lopez e cila performoi këngën frymëzuese “Limitless” e cila është dhe kolona zanore e filmit të saj të ri.

Më poshtë keni të gjitha performancat më të bukura.

 


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background