Kënga Magjike 2018; Top 10 këngët më të klikuara!
December 5, 2018
Fazës prezantuese të Këngës Magjike 2018 po i erdhi fundi, teksa afrohemi me shpejtësi drejt performancave në netët finale, më saktë dy netëve gjysëmfinale dhe asaj finale.
Në datat 5 dhe 6, sot dhe nesër, të gjithë artistët Big dhe të kualifikuarit e New Artist do të prezantojnë këngët e tyre në Pallatin e Kongreseve. Më pas në datën 8, do të shpallen fituesit për çdo çmim, si dhe çmimi i madh.
Në vigjilje te natës së parë, kemi arritur të bëjmë bilancin e këngëve më të pëlqyer, në bazë të klikimeve të gjithësecilës:
Në krye qëndron artistja Fifi në bashkëpunim me rreperin kosovar McKresha. Ky bashkëpunim ishte sa i papritur aq dhe madhështor. Kresha prej kohës e mban “kurorën” si rreperi më i ri shqiptar, por Fifi falë profesionalizmit dhe talentit që e karakterizon, ja hoqi vetes epitetin “artiste e re”. Me rreth 4 milionë klikime, “Psikopatja jote” është në krye të listave prej ditësh:
Në vend të dytë qëndron Stresi, që çuditërisht supozohej të ishte në burg, po as policia nuk e ndali të performonte himnin e tij për nënë në “Kënga Magjike 2018”. Deri tani Stresi numëron 2.7 milionë klikime me këngën “Të du mom”:
Ardit Çuni ft. Daniela Toci – Qaj (2.3 milionë klikime):
Ronela Hajati – Vuj (2.1 milionë klikime)
Kanita – S’jemi ne (2 milionë klikime):
Bruno ft. Artjola Toska – Digjem (1.3 milionë klikime):
Flori Mumajesi – Plas (1.1 milionë klikime):
Lorenc Hakrama ft. Olsi Bylyku – Si të flas (1 milionë klikime):
Krusita – Akull (920 mijë klikime):
Aurela Gaçe ft. Eli Fara – Zemra Rratata (920 mijë klikime):