Kendall Jenner: ” Më ‘vrau’ vetëbesimin, kam qarë për ditë me rradhë…”

February 7, 2019

Kendall Jenner u konsiderua modelja më e paguar dhe më e kërkuar në botë pë vitin 2018, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk vuan nga pasiguritë apo se nuk mërzitet nga ofendimet e njerëzve. Muajin e kaluar, Kendall tregoi se fakti që e ka pasur fytyrën me akne në adoleshencë, zhvilloi tek ajo një ndjenjë ankthi dhe pasigurie që asnjëherë nuk ka arritur ta mundë.

Së fundmi ajo ka folur sërish për këtë temë, duke thënë se aknet dhe komentet negative të njerëzve në rrjetet sociale e kanë bërë të qaj për disa ditë. , Modelja u shpreh për “Allure”: “Siç e dini, që kur kam qenë 14 vjeç e kam vuajtur faktin që fytyra ime ka qenë e mbuluar nga aknet. Më ‘vrau’ vetëbesimin dhe duhet të punoja shumë që ti hidhja këto ndjenja pas krahëve.” Ndërkohë ajo shtoi se e urrente kur njerëzit ja vinin në dukje puçrat në fytyrë, sikur mos të mjaftonte fakti që ajo e vuante vetë këtë.

Kendall tregon dhe për një epsiod që i kishte ndodhur në “Golden Globes”: “Po ndihesha shumë mirë me veten deri në momentin kur njerëzit filluan të më afroheshin dhe të thonin gjëra si ‘e di që ke një puçër?’ ose ‘lëkura jote nuk duket mirë’. Nuk ka nevojë të ma vini në dukje, më lini të jetoj. Seriozisht, a ka gjë më të keqe se sa kur je e lodhur dhe dikush vjen e të thotë ‘sa e lodhur dukesh!’ Është shumë e pasjellshme.”

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background