Katy Perry me këngë të kopjuar; reagon autorja origjinale…

June 6, 2019

Kënga e re e Katy Perry “Never Really Over” është shuëm e ngjashme me nëj tjetër projekt muzikor të 2017-ës, “Love you like that”, nga këngëtarja norvegjese Dagny.

Por ndryshe nga herët e tjera, nuk parashikohet të ngrihet një padi nga norvegjezja në drejtim të yllit amerikan, pasi Katy dhe ekipi i saj i kanë ruajtur të drejtat e autorit.

“Në fillim të këtij viti mora një telefonatë nga ekipi i Katy-t dhe më thanë që kemi bërë një version të këngën Love You Like That. Më thanë se duan që të më njohin të dreajtat e autorit”- tha Dagny për Radio 1 Newsbeat.

Kënga e re e Perry-t është në krye të kalsifikimit të “UK Offical Treniding Chart” këtë javë, ndërkohë që version originali i saj arriti që të renditej vetëm e 37-ta në klasifikimin norvegjez të këngëve.

Dagny tha se ishte e lumtur që Katy e njoftoi dhe e njohu punën e saj, duke qenë se vitet e efundit artistë të mëdhenj kanë përdorur shpesh krijimet e këngëtarëve më pak të njohur pa lejen e tyre.

Robin Thickie, Ed Sheeran, Bruno Mars, Mark Ronson, Maddona apo Miley Cyrus, të gjithë janë përballur dhe janë aktualisht në proçes gjyqësor me artistë të tjerë, sepse akuzohen për përvetësim të punës e krijimeve të tyre.

“Nuk ka asgjë të keqe që të pranosh se frymëzohesh nga artistë të tjerë për këngët e tua”- tha këngëtarja norvegjeze-‘ Edhe pse më duhet të pranoj që nuk e kam dëgjuar ndonjëherë Katy Perry-n në studio. Megjithatë jam e lumtur që më njoftuan.”


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background