Katie Holmes dhe Jamie Foxx gati për martesë pas 5 vitesh lidhje në fshehtësi!

November 29, 2018

Katie Holmes dhe Jamie Foxx kanë vendosur të martohen në Paris, pas plot 5 viteve që e mbajnë lidhjen të fshehtë.

Sipas raportimeve të Radar Online këtë të mërkurë, 39 vjeçarja që ka një fëmijë me ish bashkëshortin Tom Cruise, dhe aktori 50 vjeçar kanë vendosur të martohen në Qytetin e dritave brenda vitit 2018.
Burimet e brendshme shprehin: “Parisi është qyteti ku ata vendosën të bëjnë publike lidhjen e tyre, pas viteve që i fshiheshin paparzzit.”

“Jamie ka qenë shumë i zënë që kur krijoi lidhje me Katie-n në 2013, por ajo e ka bindur që të marrin vendimin serioz, dhe janë gati që ta bëjnë zyrtare. Katie ka pritur shumë që të martohet me Jamie-n, dhe tani e ka bërë të qartë se kur do të martohet dhe ku” shprehin burimet e Radar Online. “Ajo është e dëshpëruar për një dasëm dimri në Paris.”

Interesting: Katie Holmes and Jamie Foxx -   pictured in January - are set to get married in Paris after years of keeping their relationship a secret according to a new report from Radar Online

Keto fjalë vijnë vetëm disa javë pasi u hapën thashethemet se Katie dhe Jamie u fejuan. Holmes u pa me një unazë diamanti në gishtin e fejesës më herët këtë muaj. Por në atë kohë, përfaqësuesit e aktores u dhanë fund dyshimeve, duke shprehur se unaza ishte detaj nga filmi i saj i ri “The Secret” qe është ende duke u xhiruar.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background