Kanye West është njeriu i surprizave, sjell operën e tij të parë …

Written by on November 19, 2019

Kanye West është plot surpriza. Ajo e radhës ka të bëjë sërish me muzikë, veçse këtë herë risia do të jetë një zhanër tjetër pasi për herë të parë reperi do të publikojë operan e tij. Ai ka lajmëruar në Tëitter se opera, Nebuchadnezzar, do të mbahet  në Hollywood Bowl, këtë të dielë, në 24 nëntor dhe do të përmbajë gjithashtu muzikë nga performancat e Kanye-t në shërbimin e së dielës.

Drejtuar nga një artist italian, Nebuchadnezzar është bazuar në mbretin e Babilonisë nga Libri i Danielit. Por jo vetëm kaq. Vetëm pak kohë pas publikimit të albumit të parë ‘Jezus is King’, West ka bërë me dije se po bashkëpunon me Dr.Dree për të sjellë vazhdimin e tij ‘Jezus is King 2’.

Më parë reperi ishte shprehur se do të kishte një album që do të titullohej ‘Jezus is Born ‘ dhe do të publikohej për Krishtlindje por këtë here nuk ka dhënë më shumë detaje.


Current track

Title

Artist

Background