“Ka sy të magjishëm blu”; Drake flet për herë të parë për të birin.

Written by on October 15, 2018

Drake ka folur për herë të parë mbi djalin e tij, në një intervistë për “The Shop”, mbrëmjen e së premtes.

E vërteta e fëmijës së Drake doli në fillim nga reperi Pusha-T, me të cilin Drake nuk i kishte marrëdhëniet mirë në atë kohë. Derisa në Qershor, ai publikoi albumin e tij të ri “Scorpion”, ku në një prej këngëve pranoi atësinë.

Djalin i quajtur Adonis ka lindur në vitin 2017. E ëma është artistja franceze dhe aktroja e filmave për të rritur, Sophie Brussaux.

“Jam një baba beqar që po mëson të komunikojë me një grua me të cilën kam kaluar disa momente. Dua të mundem t’ja shpjegoj djalit tim se çfarë ndodhi. Por nuk kam asnjë dëshirë që ai të mos e dojë mamanë e tij, nuk dua që bota të jetë e nevrikosur me mamanë e tij. Sepse ne u gjendëm në një situatë të atillë dhe jemi të dy njësoj përgjegjës. Por tani jam shumë i emocionuar për të qenë një baba i mrekullueshëm.”- u shpreh Drake për “The Shop”.

Ai pohoi gjithashtu se djali i tij ishte i mrekullueshëm dhe kishte sy të magjishëm blu .

“Dua që djali im ta dojë mamanë e tij dhe duhet t’ja pasqyroj këtë energji.”- përfundoi Drake.

Tagged as

Current track

Title

Artist

Background