Justin Bieber kërkon lutjet e fansave!

March 11, 2019

Justin Bieber rrëfeu publikisht për herë të parë, përgjatë intervistës së tij të fundit për “Vogue”, se po përballej me një gjendje jo të mirë emocionale.

Këngëtari i shumë hiteve, tha se fama ka ndikuar negativisht tek ai, duke u shprehur:  “Përfundova duke bërë gjëra për të cilat më vinte turp t’i bëja, u bëra i pamoralshëm dhe kam përdorur Xanax sepse më vinte turp nga vetja.”

Së fundmi, ai ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij Instagram, ku ka folur më detajisht për situatën që po kalon, dhe madje i ka kërkuar ndjekësve të tij të luten për të.

“Thjesht doja t’ju mbaja të informuar paksa rreth asaj që po kaloj. Kam hasur shumë vështirësi. Ndihem shumë i shkëputur nga bota dhe i çuditshëm. Shpeshherë bëj hapa pas, kështu që nuk jam i shqetësuar, thjesht doja t’ju kërkoja që të luteni për mua. Zoti është besnik dhe lutjet tona vërtet dëgjohen”- shkruan ndër të tjera Justin në postimin e tij në Instagram.

Sikurse u raportua më pas në mediat e huaja, Justin në mënyrë të vazhdueshme ndjek seanca terapie për sëmundjen e depresionit.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background