Justin Bieber heq dorë nga muzika?!

March 26, 2019

Lajme të këqija për të gjithë fansat e Justin Bieber. Këngëtari ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e përkohshme nga muzika, duke thënë se ajo është shumë e rëndësishme për të, por familja dhe shëndeti janë në vend të parë.

“Lexoj shumë mesazhe ku më thoni se doni një album të ri. Kam bërë ture gjatë gjithë adoleshencës time dhe në të 20-tat e hershme…Kam kuptuar, ashtu siç e keni vënë re dhe ju, se kam qenë i palumtur në koncertet e fundit dhe unë bashkë me ju nuk e meritojmë këtë. Ju paguani para që të vini të më shihni dhe të kaloni një kohë të mirë, duke bërë qejf dhe unë kam qenë i pamundur emocionalisht për t’jua plotësuar dëshirën.

“Kam qenë duke kërkuar që të gjykohem për gabimet e mija siç të gjithë ne bëjmë…Tani jam shumë i fokusuar që të riparoj disa nga problemet e thella që kam, që shumë nga ne mund ti kenë, në mënyrë që të mos rrëzohem, që të mbaj një martesë të lumtur dhe të bëhem babai që dua. Muzika është shumë e rëndëishme për mua, por asgjë nuk krahasohet me familjen time dhe shëndetin.”

Justin premtoi se shumë shpejtë do të rikthehet me një album të ri dhe se ka shumë dëshirë për të punuar por gjithçka do kohën e vet. Deri atëherë, ai ju ka lënë disa rima në fund të këtij postimi

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background