Justin Bieber dhe Hailey Baldwin zbulojnë sekretin e madh të marrëdhënies së tyre…

February 8, 2019

Në një intervistë për ‘Vogue’, çifti i njohur Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë rrëfyer për jetën e tyre si të sapomartuar dhe për vendimin e tyre të pazakontë. Ata janë shprehur se nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale deri ditën e martesës.

Midis të tjerave, Justin ka treguar se ai kishte një vit pa kryer marrëdhënie seksuale për shkak të bindjeve të tij fetare. Ai kishte hequr dorë nga seksi për të qenë më afër me Zotin. Çifti kanë qëndruar të fejuar për vetëm 3 muaj. Për këtë arsye ata përshpejtuan martesën për të finalizuar më në fund dhe dashurinë e tyre.

“Ai (Zoti) nuk kërkon nga ne të mos bëjmë seks, sepse ai ka rregulla, por sepse përpiqet të na mbrojë nga dhimbja dhe lëndimet. Mendoj se seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Ndonjëherë njerëzit bëjnë seks për shkak se nuk ndihen mirë mjaftueshëm apo sepse iu mungon vetëbesimi.

Unë doja t`ia dedikoja veten time Zotit, sepse ndjeva se ishte më mirë për gjendjen e shpirtit tim. Besoj se Zoti më shpërbleu me Hailey-n në këmbim. Kur ke sjellje të mirë shpërblehesh”, – ka treguar këngëtari.

Justin dhe Hailey u ribashkuan në qershor dhe tre muaj më vonë, ata morën vendimin për t`u martuar. Po ashtu, ai ka treguar se kur e takoi sërish Hailey-n në qershor e kuptoi se ishte pikërisht ajo që i duhej për të qenë i lumtur.

Hailey Baldwin, Justin Bieber Vogue interview


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background