Justin Bieber dhe Hailey Baldwin shtyjnë dasmën për të tretën herë!

March 20, 2019

Këngëtari i njohur Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin kanë celebruar dashurinë e tyre ligjërisht në shtator të vitit të kaluar, ndërkohë që dasëm nuk kanë bërë akoma.

Muajt e fundit, çifti i njohur e ka shtyrë disa herë me radhë dasmën që aq shumë dëshironin të bënin.
Sipas një burimi të afërt për “People” thuhet se aktualisht dasma nuk është në fokusin e tyre, dhe arsyeja qenka e fortë.

“Ata do të presin derisa Justin të ndihet më mirë dhe të jetë i lumtur të organizojë dasmën e tij sërish. Bieber është i fokusuar në ndjekjen me përpikmëri të trajtimeve për shëndetin mendor. Ai dhe Baldwin aktualisht janë në Los Angeles dhe bashkëshortja e tij nuk po i bën asnjë lloj presioni. Ajo thjesht dëshiron që ai të fokusohet në shëndetin e tij mendor”- tha ndër të tjera burimi.


Si një grua mirëkuptuese, Hailey i ka qendruar shumë pranë bashkëshortit të saj në këto ditë të vështira.


“Ka shumë njerëz që e duan dhe kujdesen për të dhe po e ndihmojnë të përballet me atë që duhet të përballet. Një ndër këta njerëz është absolutisht Hailey e cila është gjithë kohën aty, për atë! Ajo e kupton plotësisht dhe është 100% e gatshme për ta ndihmuar. Ai është shumë me fat që e ka modelen në krah!”- citoi gjithashtu burimi.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background