Justin Bieber dhe Hailey Baldwin martohen për herë të dytë; zbuloni datën e dasmës…

January 17, 2019

Revista prestigjoze “Page Six”, ka shkruar një artikull ku tregon se Hailey Baldwin dhe Justin Bieber do të martohen më 28 shkurt. Ata gjithashtu kanë shpërndarë edhe ftesat e dasmës, por pa treguar vendin se ku do të zhvillohet.

Gjithashtu revista e famshme ka zbuluar edhe disa detaje nga ceremonia. Përveç festimeve që do të zgjasin shumë dhe banketit, do të ketë dhe një lloj shfaqje me kërcime. Ndërkohë kolona zanore e tyre do të ofrohet nga dj personal i Bieber, Tay James.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan me një ceremoni civile në muajin shtator në New York vetëm me dëshmitarët. Që prej asaj periudhe çifti i njohur ka nisur përgatitjet për dasmën madhështore.
Ceremonia civile u celebrua në mënyrë tepër sekrete dhe vetëm dy muaj më vonë u zbulua, kur Hailey ndryshoi edhe mbiemrin në profilin e saj në Instagram.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background