Jonida Maliq prezanton videoklipin e “Ktheju tokës”!

March 11, 2019

Jonida Maliqi ka publikuar videoklipin e këngës “Ktheju Tokës”, që do të jetë projekti përfaqësues i Shqipërisë në Eurovizion-in e këtij viti.

Videoklipi është në një linjë me muzikën e këngës dhe tekstin, tërësisht etnike dhe që i bën thirrje jo vetëm shqiptarëve që të kthehen në vendin e tyre, por edhe është si një klithmë për mbarë fenomenin e emigracionit me të cilin po përballet Europa.

Kështu shkruan dhe Jonida në përshkrimin e videoklipit në Instagram: “ Ktheju Tokës, është një thirrje e kënduar fuqishëm nga Jonida Maliqi, që sëbashku me videoklipin e realizuar nga Triangle Media Group u drejtohet tashmë jo vetëm shqiptarëve, por vjen njëherësh si një klithmë për mbarë fenomenin e emigracionit me të cilin po përballet aktualisht mbarë Europa. Gjithsesi, ky videoklip është vetëm paranteza e performancës së Shqipërisë në Eurovision, të cilën e ruajmë ende si surprizën e radhës.”


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background