Joaquin Phoenix ishte një makth i vërtetë për artistët e make up-it në setin e ‘Joker’

Written by on January 8, 2020

Pas fitores në Golden Globe, Joaquin Phoenix konsiderohet si favorit edhe për çmimet Oskar si aktori më i mirë protagonist.

Ndërkohë filmi ‘Joker’ është në listën e Akademisë për grimin më të mirë, por duket se Phoenix ka qenë një makth i vërtetë për artistët e make up-it në sheshxhirim.

Sipas site-it Next Best Picture, Phoenix fillimisht donte të merrej vetë me grimin dhe rregullimin e flokëve pasi siç dukej nuk i pëlqente ta preknin shpesh. Veç kësaj, aktori kishte humbur mbi 20 kg dhe ishte shpesh i uritur në set. Për pasojë ndodhte të largohej disa herë ndërsa po i lyenin flokët apo të zhdukej në hapësirat nga njëri çak në tjetrin duke sjellë shumë probleme gjatë xhirimeve aq sa personi përgjegjës për grimin fillimisht vendosi të hiqte dorë.

Ekipi i xhirimit u përpoq më pas ta mbante aktorin të angazhuar duke i dhënë atij crackers në mënyrë që ta bënin të qëndronte ulur.


Current track

Title

Artist

Background